
Jeni shtatzënë dhe bota ju është kthyer përmbys?
Jemi këtu për t'ju ndihmuar – në mënyrë konfidenciale dhe të sigurt.
0800 – 40 40 020
Jeni shtatzënë dhe askush s'duhet ta marrë vesh?
Jeni shtatzënë dhe jeni krejt e vetme?
Jeni shtatzënë dhe gjithçka është e pasigurt?
Jeni shtatzënë die bots ju është kthyer përmbys?
Asgjë tjetër nuk e ndryshon kaq shumë jetën sesa një shtatzëni. Nuk kanë rëndësi pyetjet, dyshimi ose frika që mund keni, sepse jemi këtu për t'ju ndihmuar. Nëpërmjet internetit, në telefon ose personalisht ballë për ballë.
-
Telefoni i ndihmës "Shtatzënë në nevojë"
Telefoni i ndihmës është në dispozicionin tuaj në çdo moment dhe falas: vetëm telefononi në numrin 0800/ 40 40 020. Sa më shpejt të mësojmë për shqetësimin tuaj, aq më mirë. Ne ju këshillojmë dhe ju mbështesin – shërbimi ynë ofrohet në 18 gjuhë*. Ne kontaktojmë me një qendër këshillimi për gratë shtatzëna – pa e dhënë emrin tuaj. Më pas, ju mund të bisedoni me qetësi për gjithçka me një këshilluese që ndodhet afër jush. Nëse dëshironi, ky takim zhvillohet në mënyrë anonime dhe absolutisht konfidenciale.
*shqip, arabisht, bullgarisht, gjuha kineze/mandarine, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, kurdisht, persisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, serbisht/kroatisht/boshnjakisht, spanjisht, turqisht, vietnamisht
-
Këshillimi nëpërmjet internetit i telefonit të ndihmës "Shtatzënë në nevojë"
) Në mënyrë të shpejtë, të sigurt, anonime dhe të koduar: Përdorni emailin dhe këshillimin nëpërmjet bisedës së telefonit të ndihmës "Shtatzënë në nevojë". Këto janë po aq të sigurta sa edhe këshillimi nëpërmjet telefonit, dhe ju mbeteni anonime. Të gjitha këshillueset i nënshtrohen detyrimit ligjor për ruajtjen e sekretit.
-
Këshillimi ballë për ballë
Qendra e këshillimit për gratë shtatzëna pranë jush është vetëm një klikim larg. Merrni këshilla në mënyrë anonime dhe të sigurt për të gjitha pyetjet që mund të keni për shtatzëninë duke u drejtuar në një nga 1600 qendrat e këshillimit.
-
E drejta për ndihmë
Është një e drejta juaj themelore që të kërkoni këshillim dhe ndihmë për të gjitha pyetjet që mund të keni për shtatzëninë dhe lindjen e foshnjës. Ju keni të drejtë ligjore për të marrë një këshillim gjithëpërfshirës në një qendër të njohur këshillimi për shtatzëninë. Nëse dëshironi, edhe në mënyrë anonime.
-
Në mënyrë konfidenciale dhe, nëse dëshironi, në mënyrë anonime
Ne jemi për t'ju ndihmuar, pavarësisht pyetjeve ose dyshimeve që mund të keni. Ju nuk duhet ta thoni patjetër emrin tuaj. Qoftë kur na kontaktoni përmes internetit dhe telefonit ju duhet të na besoni: të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura.
-
Pa paragjykim dhe në mirëkuptim të plotë
Këshillueset dhe këshilluesit me përvojë ju tregojnë për të gjithë ndihmën konkrete dhe propozimet e mundshme për mbështetje. Së bashku me ju, ata përpiqen për të gjetur zgjidhjen më të mirë për ju. Ata nuk ju ndikojnë aspak dhe e respektojnë vendimin tuaj.
-
Të mbrojtura dhe të sigurta
Të gjitha këshillueset dhe këshilluesit i nënshtrohen detyrimit ligjor për ruajtjen e sekretit. Gjithçka që ju u besoni atyre, mbrohet kështu në mënyrë të veçantë. Askush nuk do të marrë vesh për bisedën tuaj – as të afërmit ose punëdhënësi juaj, as autoritetet ose sigurimet shëndetësore.
-
Të hapura për këdo
Jeni të mirëpritura ashtu siç jeni. Këshillueset dhe këshilluesit ju mbështesin, pavarësisht nga gjinia, origjina, besimi fetar apo orientimi seksual ose identiteti seksual. Si çift ose si individ.
-
Kompetente dhe profesioniste
Të gjitha specialistet e këshillimit kanë një shkollim shumë të mirë dhe kanë shumë përvojë. Ato punojnë sipas standardeve më të larta profesionale dhe njohin mundësitë për ndihmë që ndodhen pranë jush. Këshillimi bëhet gjithmonë personalisht – ballë për ballë ose përmes telefonit.
Për më shumë informacion jeni të lutura të vizitoni portalet tona të informimit
Planifikimi familjar
Portali për njohuritë bazë, informacionet e kaluara dhe temat aktuale për planifikimin familjar. I disponueshëm në gjuhën gjermane.

Informacione bazë për shumë tema të rëndësishme lidhur me planifikimin familjar, shtatzëninë dhe lindjen do të gjeni në faqen e internetit www.familienplanung.de, një shërbim informimi i Qendrës Federale për Edukimin Shëndetësor (BZgA).
Këshillim anonim dhe lindje në fshehtësi
Ne jemi gjithmonë përkrah jush në mënyrë anonime dhe ju mbrojmë kur nuk dini si të veproni. Së bashku, ne do të gjejmë zgjidhjen më të mirë dhe më të sigurt – për ju dhe për fëmijën tuaj. Faqe interneti në gjuhën gjermane dhe angleze.

Rat und Hilfe
Gjeni një qendër këshillimi afër jush
Këshillimin profesional dhe ndihmën e plotë për të gjitha pyetjet që mund të keni për shtatzëninë dhe lindjen e foshnjës, mund t'i gjeni edhe afër jush. Këshillueset tona janë aty për t'ju ndihmuar në një nga 1600 qendrat e këshillimit në mbarë Gjermaninë. Në mënyrë personale dhe absolutisht konfidenciale.
Gjej një qendër këshillimiTelefoni i ndihmës"Shtatzënë në nevojë"
Broshura "Këshillimi për shtatzëninë"
Këtu mund të shkarkoni një broshurë informuese për këshillimin për shtatzëninë.
DownloadBroshura "Këshillimi dhe lindja në fshehtësi"
Këtu mund të shkarkoni një broshurë informuese të Ministrisë Federale për Familjen, të Moshuarit, Gratë dhe Rininë, për lindjen në fshehtësi
DownloadBroshura "Këshillimi për shtatzëninë", anglisht
Këtu mund të shkarkoni një broshurë informuese për këshillimin për shtatzëninë, në gjuhën angleze
Download